Portreti i djaloshit me ballin e lartë, 33 vjeç, kjo është fotoja e arrestimit më 1978-ën, të Maks Velos. Në Shqipërinë e atyre viteve, ai përfaqësonte artistin bashkëkohor.

Ndërsa sot raportet e Sigurimit të Shtetit, dokumentet sekrete të ndjekjes, hetimit dhe burgimit, vijnë të përmbledhura në një botim të titulluar “Jetë Paralele”.

“Jetë paralele”, rrëfen se si një artist edhe në kushtet e mungesës së lirisë, arriti të prodhonte duke e lartësuar kulturën shqiptare , brenda një sistemi ku gjithçka ishte ndërtuar për t’i shërbyer komunizmit.

“Çfarë bëja unë. Unë po thoja do vras Enver Hoxhën. Të shohësh një libër për Pikason, nuk ishte krim. Unë mendoja se kisha shokë, kisha artistë, ata ishin përbindësha. Unë vajta të ngushëlloja Safon, se i kishin arrestuar djalin. Ajo raportonte në sigurim”, deklaroi Maks Velo.

Kjo dosje është jeta tjetër e Velos, sipas Sigurimit të Shtetit, një jetë paralele me atë që bënte tëk Lidhja e Shkrimtarëve, që e kujton kështu.

“Nuk futet piktori në burg, sepse vizatimi nuk të pëlqen. Kjo ishte lidhja. Ky ishte Dritëroi. Duhet ta keni të qartë, unë e kam thënë sepse më thonin “Ti Maksi sillesh keq”. Jo, Dritëroi po të ishte, kishte dhënë dorëheqjen”, thotë ai.

Ndërsa Velo nuk e fsheh zhgënjimin personal edhe për ditët sot.

“Tani nuk të fusin më në burg, por bllokojnë galerinë, edhe kemi vetëm një piktor të madh, se e cakton dikushi, e të tjerët nuk ekzistojnë. Mesa duket kështu do ta mbaroj jetën. Kisha gjithë dëshirën e mirë për t’i dhënë këtij vendi, por është e pamundur domethënë. Sepse artistët tanë janë injorantë, këtu është problemi” shprehet Maks Velo.

Në këtë libër janë paraqitur disa nga fotot e veprave të fotografuara në hetuesi, më pas të djegura në kaldajën e Gjykatës së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA