Diaspora, qeveria miraton ngritjen e Qendrave Kulturore dhe Qendrën e Botimeve

27/07/2018 10:46

Këshilli i Ministrave miratoi të enjten, dy vendime të rëndësishme të propozuara nga Ministri i Shtetit për Diasporën; atë ‘Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e qendrës së botimeve për diasporën’, dhe ‘Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e qendrave kulturore për diasporën’.

Qendra e Botimeve për Diasporën është përgjegjëse për botimin e teksteve që do t’i shërbejnë diasporës.

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën do të jetë ai që do të shqyrtojë kërkesat vjetore për botime, do të miratoje programet e botimeve e do të planifikojë shpërndarjen e teksteve të botuara nga qendra.

Këshilli do të përbëhet nga pesë anëtarë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë përgjegjëse për Diasporën, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të beje me qendrat kulturore, të cilat kanë si mision ruajtjen, kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të diasporës dhe forcimin e lidhjeve të saj me institucionet e Republikës së Shqipërisë. Ato do të nxisin dhe zhvillojnë njohuri për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA