Tragjedia në Athinë, Kammenos: Ndërtimet e paligjshme përkeqësuan zjarret
26/07/2018 17:51
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, teksa vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarret, u shpreh se ndërtimet nga banorët në zonat e pyllëzuara ishte një “krim”, i cili ka kontribuuar nga tragjedi, duke bllokuar rrugët për shpëtimin e banorëve.
Kammenos u përball të enjten me banorë të zemëruar, derisa vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarret në lindje të Athinës këtë javë.
Së paku 83 njerëz kanë vdekur dhe ekipet e kërkimit druajnë se do të gjejnë viktima të tjera, pasi dhjetëra njerëz janë të zhdukur.
Në anën tjetër banorët thanë se u lanë vetëm dhe nuk patën ndihmë në këtë situatë dramatike, por kjo u kundërshtua nga ministri.
Top Channel