Soni Malaj dhe Olti Curri, pas gjyqit, për herë të parë publikisht bashkë

26/07/2018 18:47

Paqe mes Soni Malajt dhe Olti Currit publikishit. Këngëtarja dhe opinionisti janë takuar në një festë “fashion”-i në Durrës dhe në intervistë për emisionin “Pushime on Top” kanë pranuar se ky është takimi i parë publik që pas historisë së gjyqit ku artistja e paditi Oltin për fyerje.

Olti Curri, i njohur për kritikat e shumta në adresë jo vetëm të personazheve publikë, por edhe fenomeneve të ndryshme sociale, i pyetur se a i takon në festa të tilla personazhe me të cilët nuk flet, tha: “Unë flas me të gjithë, madje surpriza e surprizave këtu është Soni Malaj, me të cilën kemi pasur diçka të vogël”.

Soni Malaj paditi në gjykatë 2 vite më parë për fyerje Olti Currin, pas një statusi të këtij të fundit në rrjetet sociale. Ai publikoi një foto të Sonit ku shkruante “Nderim Tunës”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA