Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta ditën e sotme të veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

“Jam thellësisht i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare, Adem Demaçi. Kosova dhe mbarë shqiptarët përjetojnë sot me dhimbje të thellë humbjen e simbolit të rezistencës kombëtare, të luftës për liri dhe të një prej personaliteteve më të vlerësuara në arenën botërore. Duke u nderuar me çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian, kauza e madhe e luftës për një Kosovë të lirë fitoi përmasat e një çështjeje ndërkombëtare të shtruar për zgjidhje”.

Më tej, Meta shkruan në “Facebook” se patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve. “Një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëve dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës. Sot humbëm atdhetarin e flaktë, njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes dhe idealin e pavarësisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!”, mbyllet postimi i presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA