Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët Janë me qindra infermierë shqiptarë që punojnë në Gjermani. Disa prej tyre kanë ngjallur interesin e mediave gjermane. I tillë është rasti i Adelina Shahollit, vajzës nga Librazhdi që aktualisht punon në Spitalin Universitar Charite në Berlin.
31-vjeçarja ishte personazhi kryesor i reportazhit të realizuar pak kohë më parë nga televizioni “Deutsche Welle”.
Të nxitur nga kureshtja dhe krenaria për suksesin e infermiere Adelinës, ne zhvilluam një intervistë përmes Skype me të.
“Në një vit e gjysmë kam arritur të rritem profesionalisht, të ngrihem në detyrë, të bëj bashkim familjar e të planifikoj për pushime në një vend të Europës pa u menduar dy herë”, shprehet Adelina.
Në Shqipëri merrte një pagë prej rreth 300 eurosh: “Këtu marr 1800 euro. Nuk krahasohet cilësia e jetesës, puna dhe rroga që marr këtu me Shqipërinë”.
Vetëm një gjë i mungon në Berlin: “Familja ime, pasi këtu gjen gjithçka tjetër”.
Infermierja shqiptare arrin të bëjë tashmë edhe dallimin mes shqiptarëve dhe gjermanëve: “Këtu janë më të ftohtë njerëzit. Pacientin e vizitojnë 10 minuta, ndërsa ne jemi më të ngrohtë. Ne u rrimë të afërmve 8 orë te koka”.
A e mendon Adelina kthimin në vendin e saj?
“Pse jo. Shqipëria është vendi im, nuk do ta hidhja kurrë poshtë”, thotë infermierja.
Top Channel