Audio-përgjimi sekret i Donald Trump duke diskutuar me avokatin e tij, Michael Cohen, se si ata do të paguanin një modele që të mos tregonte rreth historisë së saj me Presidentin aktual të SHBA-ve.
Regjistrimi, i cili është realizuar në shtator 2016, është siguruar dhe transmetuar të martën nga CNN, presidenti amerikan dëgjohet teksa i propozon avokatit të tij që të blejë historinë e Karen McDougal.
Ndërkohë që Cohen dëgjohet në regjistrim duke i thënë Trump planet e tij për të ngritur një kompani që do të blinte të drejtat e historisë nga American Media, e cila i kishte dhënë 150 mijë dollarë ish-modeles për të publikuar historinë e saj, por nuk e kishte bërë këtë.
Kontrata sipas “Wall Street Journal” nuk i kërkonte kompanisë të publikonte rastin dhe e detyronte gruan të heshte.
McDougal, një ish-modele e playboy, pretendon se ka pasur një marrëdhënie me Trump gjatë periudhës 2006-2007, teksa ai ishte i martuar me bashkëshorten e tij, Melania.
Në një pikë të bisedës, Trump dëgjohet teksa i thotë Cohen “paguaje kesh”, por avokati tjetër Rudy Guilani dëgjohet teksa insiston që modelja të mos paguhet kesh, duke nisur një debat me zë të lartë mes tyre.
Regjistrimi sipase mediave amerikane është kryer nga vetë Cohen, e sipas tyre audio-përgjimi ishte zbuluar gjatë një kontrolli të FBI në një nga pronat e Cohen, më herët këtë vit, në New York.
Top Channel