Komisioni i Pavarur i Kualfikimit (KPK) e ndëshkoi me “karton të kuq” gjyqtarin kushtetues Fatos Lulo, më 23 mars të këtij viti, e pas 4 muajsh Kuvendi ka shpallur vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në njoftimin e Kuvendit renditen kushtet e nevojshme që një aplikant duhet të plotësojë, para se të shprehë interesin, e afati i fundit për ta bërë këtë është 24 gushti.

Fatos Lulo iu nënshtrua skanimit të trefishtë të vetting-ut për pastërtinë e figurës, aftësitë dhe pasuritë, por që me sa duket këto të fundit e nxorën atë jashtë drejtësisë.

Një raport i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive konstatoi se Lulo kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Aty evidentohen dhuratat e të motrës prej 100 mijë eurosh në një rast, një zyrë avokatie, por edhe një borxh prej 480 mijë dollarësh kanadezë, i marrë prej saj për të blerë një banesë në Kanada.

Por, avokati pretendon se borxhi është kthyer, ndërsa ILDKPI këmbënguli se gjyqtari Lulo nuk ka paguar taksat përgjatë 10 viteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA