Publikohet biseda e Trump me avokatin e tij, në lidhje me një modele

25/07/2018 22:40

Donald Trump reagoi pasi rrjetet televizive amerikane transmetuan një incizim ku ai dhe ish-avokati i tij, Michael Cohen diskutojnë një pagesë të mundshme për të drejtat e historisë së një modeleje, e cila thuhet të ketë pasur një marrëdhënie me miliarderin nga New York-u.

Cohen e kishte regjistruar fshehtas bisedën në shtator 2016, kur Trump po kandidonte për postin e presidentit. Avokati i Cohenit, Lanny Davis, ia vuri në dispozicion incizimin CNN-it për transmetim.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë reagoi përmes Twitterit duke shkruar: Çfarë lloj avokati do të inçizonte një klient? dhe duke sugjeruar se incizimi ishte ndërprerë, aty ku ai mund të ishte duke thënë gjëra pozitive.

Trump ka mohuar vazhdimisht se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me modelen Karen McDougal, që ia shiti historinë e saj kompanisë së tabloidëve, American Media, për 150 mijë dollarë.

Në inçizimin e shkurtër, zoti Cohen flet për nevojën e “hapjes së një kompanie për transferimin e gjithë informacionit për mikun tonë, David”, thotë ai dhe ka gjasa që të jetë duke iu referuar mikut të Trump dhe Presidentit të kompanisë “American Media”, David Pecker.

Në një moment Trump pyet se sa duhet paguar: “150 (mijë)?”. Ai përmend gjithashtu një pagesë me para në dorë, por nuk dëgjohet qartë.

Shtete të ndryshme kanë rregulla të ndryshme se kur është e ligjshme të incizosh një bisedë. Në shtetin e New Yorkut, ku u bë biseda, vetëm njëra palë duhet të japë miratimin, kështu që Cohen ishte i lejuar ligjërisht që të incizonte bisedën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA