03/01 22:56
Ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë së makinave “Fiat-Chrysler”, Sergio Marchionne, ka ndërruar jetë në spital ditën e sotme në Zyrih në moshën 66-vjeçare.
Marchionne u shtrua në spital katër ditë më parë, pasi shëndeti i tij u përkeqësua pas problemeve të shfaqura nga operacioni në shpatullën e tij të djathtë.
Ai udhëhoqi Fiat-in për më shumë se një dekadë, ndërsa është zëvendësuar nga britaniku Mike Manley.
“Për fat të keq, ajo që kishim frikë ndodhi. Sergio Marchionne, ndërroi jetë”, tha John Elkann, anëtari i familjes Agnelli që udhëheq kompaninë.
Top Channel