
23/02 22:38
Turi i Francës ka kaluar në një kaos të çuditshëm në etapën e tij të 16.
Policia franceze është munduar që të pastrojë trajtektoren nga do të kalonin çiklistët nga disa fermerë protestues që kishin zënë rrugën. Për këtë arsye, policisë i është dashur që të përdorë edhe gaz lotsjellës, i cili ka ndikuar edhe në garë, duke sjellë një ndërprerje të përkohshme të saj.
Çiklistët ndaluan duke u munduar që të lajnë fytyrën dhe të përdorin medikamente të ndryshme për të qartësuar shikimin. E gjithë kjo ndërprerje zgjati rreth 15 minuta.
Top Channel