Të paktën 60 persona është numri i personave që janë gjetur të pajetë nga zjarri që ka përshirë periferinë e Athinës, e fatkeqësisht dyshohet se 4 prej tyre janë shqiptarë, por ambasada shqiptare në Greqi raporton se zyrtarisht nuk ka asnjë shqiptar që ka humbur jetën.

Në vijim të tragjedisë në Athinë, ambasada shqiptare atje njofton se deri më tani nuk ka pasur humbje jete nga komuniteti shqiptar. Ambasada bën të ditur se në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shqiptar.

“Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijimësi me autoritetet kompetente”, thotë ambasada jonë në Athinë.

Fatkeqësisht numri i viktimave pritet që të shtohet, pasi pushteti i flakëve është ende i madh dhe ka shumë zona në të cilën zjarrfikësit ende nuk kanë mundur të hyjnë. Vetëm pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa të pajetë, e 10 të tjerë u gjetën bashkë në një zonë tjetër.

Shumica e të plagosurve, 162 deri më tani, që janë shtruar në spital rezultojnë të kenë djegie në trup dhe probleme me frymëmarrjen.

Në spital kanë mbërritur edhe disa shtetas shqiptarë për të marrë ndihmën e nevojshme. “Na u mbush shtëpia me tym, nuk po merrnim dot frymë”, ka deklaruar një çift shqiptar për kameran e Top Channel pasi kanë lënë ambientet e spitalit ku kishin marrë edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë raportohet se mbi 1000 persona rezultojnë të zhdukur. Mbi 1000 banesa dhe mbi 300 automjete janë shkrumbuar nga zjarri në Athinë.

FOTO GALERI
15/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA