Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej disa ditësh po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij.
Antonio është koordinator i migracionit në policinë e Barit dhe ka vënë re se vit pas viti italianët po e frekuentojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë.
“Kemi ardhur këtu dhe kemi nisur patrullimin së bashku me kolegët shqptarë, që më 16 korrik dhe do shërbejmë deri më 31 gusht. Gjatë 2 viteve të fundit, numri i shtetasve italianë që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet, është trefishuar. Italianët e zgjedhin Shqipërinë sepse ka vende shumë të bukura dhe ofron çmime të mira. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me kolegët e policisë shqiptare”, u shpreh polici italian, Antonio Fiore.
Fiore është 1 nga 6 efektivët Italian që ka mbërritur në Shqipëri për masat gjatë sezonit turistik. Ai thotë se kontaktuar me disa turistë nga vendi i tij.
“Pasi vijnë në Vlorë, pushuesit italianë lëvizin drejt Sarandës, Ksamilit, por edhe destinacione të tjera. I kemi ndihmuar për të gjetur rrugën, ndërsa një qytetar italian, mesa duket ishte apasionuar aq shumë me Shqipërinë, sa kishte harruar dhe kishte shkelur afatet e qëndrimit”, tregoi një efektiv policie.
Por në vlorë nuk ka vetëm turistë italian.
“Kemi hasur turistë të kombësive të ndryshme, gjermanë, polakë, etj, të cilët i kemi ndihmuar, duke komunikuar në anglisht ose italisht”, tha efektivja e policisë, Silvi Binaj
Edhe në plazhe policia vijon shpërndarjen e fletpalosjeve për orientimin e turistëve të huaj.
Top Channel