Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime. Ligji i detyron bizneset që ushqimet e skaduara t’i depozitojnë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili duhet t’i asgjesojë ato. Por çfarë ndodh në të vërtetë?

Ushqimet e skaduara hiqen nga raftet e supermarketeve të mëdha dhe shiten më një çmim më të lirë në dyqanet e qyteteve dhe fshatrave, ku më pas konsumatori i merr ato. Disa i blejnë për shkak të shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe disa të tjerë prej mungesës së informacionit se çfarë shkaktojnë këto ushqime në organizmin e njeriut.

Disa ushqime që Top Channel i mori në dyqanet e Laçit dhe Fushë-Krujës kishin skaduar dhe në disa të tjera nuk është shënuar fare data e skadencës. Edhe pse shitësit e dinin që ishin duke tregtuar ushqime jo cilësore, përsëri ata ia shërbenin konsumatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA