Athina është pushtuar nga flakët me një bilanc tragjik viktimash, ku deri tani janë konfirmuar të paktën 53 të vdekur, por autoritetet greke shprehen se numri mund të jetë shumë herë më i lartë.

Në një situatë të tillë, vendet europiane janë mobilizuar për të ndihmuar shtetin grek.

Qeveria e tij i ka kërkuar vendeve të tjera evropiane për helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve.

Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca kanë dërguar avionëve për vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarrët e fundit në Athinën janë më vdekjeprurësit të paktën që prej vitit 2007, kur dhjetëra njerëz vdiqën në gadishullin jugor të Peloponezit.

Por si nisi zjarri në Athinë? Zjarret janë një problem i përsëritur në kryeqytetin grek dhe këtë herë flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta. Por zyrtarët vendas janë shprehur për AFP se mund të kenë qenë zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura ata që kanë nisur tragjedinë.

FOTO GALERI
2/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA