Mishi shitej në garazh, qytetarët e denoncojnë te AKU
24/07/2018 12:06
Kanë qenë vetë banorët e zonës që kanë denoncuar në drejtorinë rajonale të AKU në Elbasan thertoren ilegale, që ishte ndërtuar në ambientet e një garazhi, jashtë çdo standardi.
“Inspektorët e AKU-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme gjatë inspektimit konstatuan ushtrimin e aktivitetit të therjes në një ambjent krejtësisht të papërshtatshëm dhe natyrisht pa asnjë kontroll veterinar (garazhd). Nga trupa inspektuese u konfiskuan 5 karkasa qengji me peshë 62 kg, një kec i sapo therur dhe i pa rrjepur ende”, bën të ditur AKU Elbasan.
Aktiviteti u ndalua, mishi u konfiskua si dhe mjetet e punës, e krahas kësaj u vendos dhe një gjobë me vlerë 350 mijë lekë.
Top Channel