Kreu i Gj.Kushtetuese pret ambasadoren gjermane: Vijojmë mbështetjen e reformës

24/07/2018 13:21

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, priti në një takim, ambasadoren gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz, për diskutuar për situatën në sistemin e drejtësisë.

Takimi u fokusua, ne situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandateve të disa gjyqtarëve dhe të shkarkimit të disa prej tyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në përfundim të takimit ambasadorja Schutz dhe Dedja deklaruan vazhdimin e mbështetjes së kësaj reforme si e vetmja zgjidhje për rritjen e besimit të publikut ne sistemin e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA