Mjaftuan pak minuta shi e breshër të hënën që uji të vërshonte në rrugë në disa qytete të vendit.
Por në fshatrat ka patuar edhe dëme nga breshëri. Nga fshati Labinot Mal në Elbasan banorët raportojnë në Top Channel se breshëri u ka dëmtuar vreshtat e perimet. Një prej banorëve tregon në “Ti Raporton” se dëmi deri tani i ka shkuar në 200 mijë lekë.
Dëme në pemëtari, vreshta e misër raportohen edhe nga Gjorica e Bulqizës.
Reshjet e shiut të shoqëruar me breshër ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në frutikulture. Kryesisht dëme më të mëdha ka shkaktuar në Gjoricë dhe në Shupenzë.
Fermerët shprehen se nga reshjet e shiut të shoqëruar me breshër ka sjellë kryesisht dëme te arat me misër, po ashtu edhe në pemtari.
Top Channel