Bien në kontakt me rrymën elektrike, në gjendje të rëndë dy punonjës të OSHEE-së
24/07/2018 17:56
Dy punonjës të OSHEE-së Vlorë kanë marrë dëmtime të renda pasi, duke punuar për riparimin e një defekti në një nënstacion të qytetit bregdetar, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë nderkohë që këta dy punonjës ishin duke riparuar defektin, i ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin.
Menjëherë dy punonjësit janë transportuar në spitalin e Tiranës, ku po marrin ndihmën dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Top Channel