Të shtëna me armë në Toronto, një i vrarë e 15 të plagosur

23/07/2018 08:29

Një vajzë e re u qëllua për vdekje e 15 persona të tjerë janë plagosur në një incident më të shtëna në Toronto të Kanadasë.

Vetë autori i ngjarjes vdiq në shkëmbim zjarri me policinë. Detajet nga episodi janë të pakta dhe autoritetet i ka bërë thirrje dëshmitarëve që të bëjnë përpara e të tregojnë.

Disa prej viktimave u trajtuan ne vend, ndërsa të tjerë u dërguan në spitale të zonës. Një vajzë e re është në gjendje kritike për jetën e nuk dihet nëse do të arrijë të mbijetojë.

Motivet e të shtënave mbetën për momentin një mister. Një gazetar lokal, Jeremy Cohn, i cili foto nga incidenti, thotë se viktimat ishin në disa blloqe.

Shënjestra e agresorit duket ka qenë një restorant, klientët e të cilit tregojnë sesi dëgjuan papritur zhurma që ngjanin me ato të fishekzjarreve e pastaj, të gjithë nisën të dilnin të tmerruar.

Kryebashkiaku i Torontos, John Tory, e cilësoi ngjarjen një akt të neveritshëm, ndërsa i bëri thirrje njerëzve të mos spekullojnë mbi arsyen e saj.

Tory u ankua për faktin se armët janë të aksesueshme nga një numër i madh individësh, çka e thellon akoma më shumë problemin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA