Pilula për malarjen merr dritën jeshile në SHBA

23/07/2018 22:13

Një ilaç për trajtimin e malarjes, e para pilulë e tillë që aprovohet në 60 vjet, ka marrë dritën e gjelbër nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara.

Ilaçi, specifikisht kuron malarjen e përsëritur, që prek 8.5 milionë njerëz çdo vit. Malarja, është veçanërisht sfiduese pasi mund të qëndrojë e fjetur në mëlçi për vite para se të rizgjohet.

Shkencëtarët e kanë cilësuar tafenokuinën si një arritje fenomenale. Rregullatorët në të gjithë botën tani do të shqyrtojnë nëse do tia rekomandojnë apo jo ilaçin popullatave. Malarja e përsëritur, e shkaktuar nga paraziti plasmodium vivax, është lloji më tipik i malarjes jashtë Afrikës Qendrore.

Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar pasi mund të preken prej saj nga një pickim i vetëm, duke humbur shumë kohë në shkollë dhe duke u bërë më të dobët sa herë që sëmundja u përsëritet. Personat e infektuar mund të veprojnë si rezervuarë të sëmundjes pasi kur parazitët rizgjodhën në trupat e tyre, një mushkonjë mund ta marrë parazitin dhe ta kalojë tek një person tjetër.

E kjo, mund ta bëjë sëmundjen të vështirë për tu eliminuar. Tani, administrata e ushqimit dhe ilaceve në shtetet e bashkuara, ka dhënë aprovimin për tafenokuinën, një ilaç që mund ta nxjerrë parazitin nga vendi ku është fshehur dhe të pengojë kthimin e sëmundjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA