Nga Siria e Iraku drejt Perëndimit, kapen në Devoll
23/07/2018 08:58
21 emigrantë, kryesisht sirianë e irakianë janë ndaluar nga policia kufitare në Devoll gjatë fundjavës që lamë pas.
Pjesa më e madhe e tyre, 17 klandestinë, u ndaluan në Trestenik të Devollit, ndërsa grupi tjetër prej 4 personash u ndalua ne qytetin e Bilishtit.
Pas kryerjes së procedurave ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.
Top Channel