Letra e dytë për teatrin; Aleanca i kërkon mbështetje presidentit Meta

23/07/2018 15:21

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i çon letrën e dytë brenda një periudhe të shkurtër kohe Presidentit Ilir Meta duke i kërkuar edhe njëherë të mos e dekretojë ligjin që i hap rrugën shembjes së teatrit.

Një përfaqësi e tyre e dorëzuan sot këtë kërkesë së bashku me 5000 firmat e peticionit kundër shembjes në institucionin e presidentit, si barriera e fundit, në kushtet e mungesës së gjykatës kushtetuese.

“Zoti President, si në asnjë vend demokratik në botë, Shqipëria gjendet pa Gjykatë Kushtetuese, ku mungon kuorumi jo thjesht për t`i shqyrtuar ligjet që nxjerr parlamenti, madje dhe për t`i regjistruar si ankimime, pasi në këtë moment Gjykata,është jo vetëm jashtë funksioneve juridike, por dhe atyre më minimale administrative.Ju tashmë jeni filtri i fundit dhe final në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Ndaj ne si qytetarë kërkojmë nga ju që në çdo rast ta ktheni atë”, u shpreh Alert Celoaliaj.

Aleanca përdori si argument edhe faktin se tashmë çështja është ndërkombëtarizuar, sidomos pas reagimit të Europa Nostra-s dhe Docomomo-s në kundërshtim të prishjes së teatrit.

“Europa Nostra-s dhe Docomomo thirrje Shqipërisë për t’i thënë të mos avancojnë se kjo ështlë vrasje e kulturës”, u shpreh Ervin Goci.

Ligji për shembjen e Teatrit, kërcënon direkt të ardhmen e integrimit të Shqipërisë, sepse marrëdhënia tregtare që qeveria ka propozuar me operatorin privat, shkel drejtpërdrejtë dy nene shumë të rëndësishme të MSA-së vijon më poshtë letra.

Duke u përmbyllur me dëshirën dhe trashëgiminë që presidenti të takohet me përfaqësues të Aleancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA