
25/02 10:51
Ka marrë fund “gjuetia” për tre të rinjtë që hodhën acid mbi një fëmijë në Angli.
Tre persona, 22,25 dhe 26 vjeç u arrestuan brenda natës 210 kilometra larg vendngjarjes, në Londër, nën dyshimin se kanë sulmuar një fëmijë tre vjeçar duke i hedhur acid në fytyrë në sy të mamasë së tij, në qytetin më të sigurt të Britanisë, në Worcester.
Acidi ndaj fëmijës i është hedhur para një dyqani, ku familja e tij ishte duke dalë dhe 3-vjeçari ishte në krahët e nënës së tij.
Top Channel