Arkitekti i Teatrit të ri me një tjetër projekt të rëndësishëm

23/07/2018 10:36

Nju Jorku ka zgjedhur arkitektin danez Bjarke Ingels për projektin më të madh të shekullit 21, atë të transformimit të të gjitha parqeve urbane në formë digash, për të parandaluar përmbytjet.

Arkitekti i njohur në gjithë botën, i cili ka projektuar godinën e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, me projektin e tij do të parandalojë përmbytjet e mëdha në lagjen më të njohur dhe të zhvilluar në Nju Jork, si Manhattani.

Ky projekt është iniciuar për të parandaluar një katastrofë të ngjashme me atë që ndodhi në vitin 2012 në bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas uraganit Sandy, si dhe për të luftuar rritjen e nivelit të detit, që pritet si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu, projekti parashikon krijimin e një barriere 10 milje që do të shtrihej nga Rruga e 57-të Perëndimore, do të vijojë rreth pjesës jugore të Manhatanit dhe të vazhdojë deri në anën tjetër, në Rrugën e Lindjes 42.

Një barrierë e mbjellë me një përzgjedhje të florës është propozuar për të mbrojtur terrenin e ulët.

Faza e parë, e njohur si projekti ESCR, do të fokusohet në pjesën Lindore të Parkut të Lumit përgjatë Lower East Side dhe do të kushtojë 335 milionë dollarë, fonde publike dhe private.

Gjithashtu, studio e Bjarke Ingels ka propozuar edhe një projekt për të parandaluar përmbytjet në San Francisko, ndërsa ka një numër projektesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes të cilave edhe shtëpinë e Google, apo rindërtimin e Kullave Tregtare në Nju Jork.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA