26/12 20:57
Japonia prezantoi dy maskotat e Lojrave Olimpike të vitit 2020 që do të zhvillohen në Tokio.
Miriatova dhe Someity, kështu quhen dy maskotat e ngjarjes më të rëndësishme sportive, u prezantuan gjatë një ceremonie të organizuar në kryeqytetin japonez.
Këto dy personazhe janë shfaqur me veshje tradicionale japoneze: i pari me kuti shahu blu, kurse tjetri me lulen e qershisë. Miraitova dhe Someity u votuan nga një listë me 3 propozime të fëmijëve të të gjitha shkollave fillore japoneze.
Lojrat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në periudhën 24 korrik-9 gusht të vitit 2020.
Top Channel