Me gjithë temperaturat e larta, luginës së lumit Shkumbin të zë syri peshkatarë, të cilët me durimin karakteristik mbajnë gjallë pasionin e tyre.

Peshkimi me grep zakonisht nuk sjell të ardhura dhe nuk bëhet për fitim, por nga dëshira për këtë sport dhe sipas peshkatarëve, kjo gjë u bën mirë edhe për shëndetin.

Flitet që peshku i Shkumbinit nuk konsumohet për shkak të ndotjes që ka lumi, por duket se janë vetëm fjalë. Këta peshkatarë prej vitesh, konsumojnë në familje peshkun e Shkumbinit, por asnjëherë nuk kanë pasur probleme.

Në Shkumbin gjen peshk të llojit mustak, mëlysh dhe ngjalë. Dikur peshkimi këtu ishte më masiv, por me rrallimin e peshkut edhe peshkatarët u rralluan.

Top Channel