Busti i ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori është vendosur para sallës së seancave plenare.

Ceremonia e organizuar për përurimin e bustit i mblodhi të majtë e të djathtë, ku nuk munguan as ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në ceremoni ishte kreu demokrat Lulzim Basha, i cili shtrëngoi duart me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, por jo me ish-kundërshtarët e tij.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi vlerësoi kontributin e Pjetër Abrnorit duke theksuar se ai mbetet një njeri i dashur për njerëzit: “Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik dinjitoz dhe i respektuar. Jeta vuajtjet ia derdhi lumë, ndërsa lumturinë ia dha me kursim, ia dha me vonesë dhe ia mori shumë shpejt. Në drejtim të Kuvendit, Arbnori mbeti njeri i dashurisë për njerëzit”.

Ish-ministri i Jashtëm dhe mik i Arbnorit, Besnik Mustafaj, tha se Pjetër Arbnori do të ishte sërish sot kundërshtari më i fortë politik i Ruçit: “Nëse sot do të ishte deputet, ai do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit, por për këtë statujë do ta falenderonte pa ngurrim”.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe familjarë të Pjetër Arbnorit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA