Ekspozitat e bizhuterive mund të jenë mbresëlënëse. Duke parë bizhuteritë e mahnitshme dhe jashtëzakonisht të mëdha e të ekzagjeruara që i përkisnin mbretërve dhe mbretërshave, këta muze mund të jenë argëtues.

Disa muze dhe ekspozita tregojnë diamante dhe gurë të çmuar si dhe transformimin që i nënshtrohen që nga nxjerrja nga miniera deri te kurora e një mbreti, varëse për qafën e një gruaje.

Ne do t`ju tregojmë një listë të muzeve që shfaqin koleksionet e bizhuterive që i përkasin ose një personi, një organizate, një shteti ose një monarkie.

FOTO GALERI
1/14
10. Muzeu i Diamantit Harry Oppenheimer, Ramat Gan, Izrael - Ky muze diamanti është themeluar në vitin 1986 dhe ndodhet në Qarkun e Shkëmbimit të Diamantit në Ramat Gan, pranë Tel Avivit. Muzeu tregon një koleksion të diamanteve të pa punuar dhe të atyre të përfunduar si dhe gurë të çmuar, duke përfshirë disa gurë të rrallë, së bashku me informacionin mbi historinë e minierave të diamantit, metodat e ndryshme të minierave, fazat e ndryshme të prerjes dhe lustrimit të diamanteve etje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA