Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen, po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, shkroi Rama.

Ky reagim vejn vetëm pak orë pasi Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, deklaroi se Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar.

Hapi i radhës pritet të hidhet nga Parlamenti Europian, që ka detyrën të miratojë heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, nga ana e vendeve të Bashkimit Europian.

Top Channel