“Kaini dhe Abeli, të bijtë e Adamit” ngjiten në skenë/ Ngjarja biblike e ndërthurur me aktualitetin, në fokus të shfaqjes së regjisorit Rafael Hoxhaj
21/03 15:46
6 skulptura të reja do të shtohen këtë vit në Parkun “Rinia” të qytetit të Korçës,. Punimet do të dalin nga Simpoziumi i Skulpturës.
Skulptorë nga Maqedonia, Greqia, Japonia, Zelanda e Re, Gjermania dhe Shqipëria për dhjetë ditë do të punojnë gurin në ambient të hapur duke e pasuruar fondin e skulpturave në këtë pjesë të konceptuar si muze i artit bashkëkohor.
Artisti Gent Tavanxhi, kurator i aktivitetit, ka theksuar se ky simpozium është një mundësi e mirë e bashkëpunimit të artistëve.
Simpoziumi i skulpturës u themelua në vitin 2008. Bashkia e qytetit të Korçës ka pritur dhjetëra skulptorë vendas dhe të huaj, të cilët i kanë dhuruar qytetit vepra të artit bashkëkohor në gur.
Top Channel