Qytetarë durrsakë, familjarë, artistë nga i gjithë vendi i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit Fadil Hasa. Homazhet u mbajtën në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

“Artistë si Fadil Hasa janë mrekulli popullore. Ai bëri që ky popull të qeshte në vitet më të vështira”, deklaroi Zef Deda.

Artisti i Popullit, Gjergj Vlashi dhe Haxhi Rama qenë dy regjisorët me të cilët Fadil Hasa bashkëpunoi gjatë pranë estradës profesioniste të qytetit të Durrësit.

“Ne kemi humbur një pjesë të jetës sonë, një pjesë të vetes sonë”, u shpreh Vlashi.

Ndërsa Haxhi Rama e cilësoi Fadil Hasën si një nga “humoristët më të mirë shqiptarë”, që ka “nderuar vendin dhe qytetin e tij”.

Ikona e humorit u nda nga jeta të hënën në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA