Ju mërzit fundi i një filmi? Mendoni se regjisori mund ta kishte zgjidhur ndryshe? Tani, falë teknologjisë, një gjë e tillë do të jetë thuajse e mundur.
Një kërkues në Mbretërinë e Bashkuar ka prodhuar një film me metrazh të shkurtër, që ka variante pafund mbylljeje.
Fundi i këtij filmi, të quajtur “The Moment” mund të manipulohet nga sinjalet e trurit që transmeton shikuesi. Sensori në helmetën që vendoset në kokë nuk mund të kuptojë atë që po mendon individi, por mund të tregojë nëse vëmendja po shtohet apo po ulet.
Ndryshimi që vërehet te vëmendja sinjalizojnë ndryshimet vizuale te filmi. Pra, pajisja ofron ndryshimin e skenës së filmit kur mendon se individi po humbet interesin.
Filmi “thriller” shtjellon ngjarje të errëta të së ardhmes së afërt, kur lidhjet e trurit me kompjuterat janë më të përparuara teknikisht dhe të gjithë janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin.
Pajisja që mban në kokë dërgon sinjale valore në kompjuterin portativ të krijuar nga hulumtuesi, Richard Ramchurn, i Universitetit të Nottinghamit. Kompjuteri është i pajisur me programe që mund të ndryshojë redaktimin e skenave dhe zërave.
Personi që e sheh krijon disa të dhëna psikologjike, që nga djersitja apo transmetimi i sinjaleve që lidhen drejtpërdrejt me ndjesitë gjatë shikimit. Në bazë të këtyre të dhënave, individi mund të të ndryshojë skenat.
Top Channel