Pronarët rreth Teatrit Kombëtar, kreu i Hipotekës: Nuk jap informacion për pronat private

16/07/2018 11:58

Pronësia e Teatrit Kombëtar ka sjellë në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kreun e Hipotekës, Valdrin Pjetri.

Demokratët kanë kërkuar të dijnë sa pronarë privatë ka në zonën prej 10.625 m2 rreth Teatrit Kombëtar, por Pjetri ka thënë se nuk mund të japë informacione për subjekte private. “Info rmacione japim për pasuritë pronar shtet, apo që kanë në pronësi administrimi pushteti vendor ose qëndror. Për pasuritë private garantuar me ligj me kërkesë pronarit ose institucionit me ligj, në zbatim të Kushtetutës, neni 35 përcaktohet qartë se askush nuk mund të detyrohet përveçse kur e kërkon ligji të bëjë publike të dhënat”, tha Pjetri.

Ai informoi deputetët e komisionit se ka sjellë vetëm kartelën e pasurisë së teatrit por jo të subjekteve private përreth. Por kryetarja e komisionit Albana Vokshi thotë se për të fshehur sesa pronë private ka Fusha shpk tek zona e Teatrit, kryeregjistruesi keqinterpreton Kushtetutën dhe ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale. Vokshi tha se Parlamenti është institucion i ngarkuar me Kushtetutë për të marre informacion.

Ndërkaq, referuar teatrit, Pjetri tha se në 1938 prona i është blerë familjes Libohova në llogari të Mbretërisë Italiane.

Top Channel