Plazh në Shkumbin, fanatikët që nuk e tradhtojnë lumin në këto ditë të nxehta

16/07/2018 19:30

Nuk janë të shumte si dikur, por kanë mbetur ende fanatikë që nuk e kanë braktisur plazhin në lumin Shkumbin.

Megjithëse përflitet si një nga lumenjtë më të ndotur në Shqipëri, duket se këtë përshtypje nuk e kanë frekuentuesit që kanë gjetur oaze të qetësisë, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër.

Natyrisht, plazhi në luginën e lumit Shkumbin është plazh një ditor dhe kryesisht i organizuar në grupe shoqërore.

Projekti për impjantin e përpunimit të ujërave të zeza të Prrenjasit e Librazhdit, ndoshta do të riktheje masivizimin në frekuentimin e peizazheve fantastike që ofron ky vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA