Prej mëse 40 vitesh, Gani Dizdari ka qenë në elitat e drejtësisë shqiptare, përfshi Hetuesinë, zv/Prokuror i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së fundmi edhe gjyqtar kushtetues. Por Gani Dizdari nuk u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Edhe pse ligji përcakton se subjektet e rivlerësimit duhet t’u nënshtrohen të 3 komponentëve të vetting-ut, Gani Dizdari u penalizua për dy prej tyre, që janë pasuria dhe pastërtia e figurës. Gjyqtari kushtetues u vendos në pozitë të vështirë për lidhjen e tij me nipin, i cili rezulton se është i dënuar për çështjen e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, edhe pse kjo vepër nuk është në rrethin e veprave të krimit të organizuar.

Gjithashtu, u penalizua edhe nga një borxh që ia ka marrë së bijës. Sipas KPK-së, dy shtetasit që i kanë dhënë një borxh prej 55 mijë eurosh nuk kanë rrethanat dhe mundësitë për të huazuar para’.

Gani Dizdari nuk u paraqit në asnjë nga seancat e vetting-ut. Avokati i tij, pas vendimit, hodhi pikëpyetje për mënyrën se si po gjykohen njerëzit e drejtësisë nga KPK-ja. Gjithçka, sipas tij, ka lidhje me standardet.

Sokol Hazizaj tha: “KPK-ja shpreh dhe mbron qëndrimin e tij me dy standarde. Shikoni vendimet dhe konstatoni që KPK-ja nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti, por mbi bazën e asaj që ka në tavolinë. Kësaj i thonë “fol o gur, fol o mur”.

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri është e vetmja gjykatë në botë me vetëm dy anëtarë. Ata janë Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA