Gjirokastra ka vënë në funksion një treg të ri industrial, që do t’u shërbejë gati 60 tregtarëve. Nevoja për një treg të ri ishte kritike përgjatë 25 viteve të fundit.
Kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami tha se hapi i radhës do të jetë rehabilitimi i tregut të fruta-perimeve, që vijon të operojë jashtë kushteve teknike dhe higjienosanitare.
“Ne kemi ende të pasistemuar një treg të fruta-perimeve, ndaj do të përpiqemi që të krijojmë një ansambël të përbashkët edhe me tregun industrial, në mënyrë që të gjithë njerëzit të jenë të mirorientuar për të treguar produktet e tyre në vende me kushtet e duhura dhe me të gjitha kriteret e një tregu funksional”, tha kryebashkiakja Zamira Rami.
Vet tregtarët flasin për kushte të përshtatshme, pas vitesh të tëra që tregtonin në rrugë, por flasin për rënie të fuqisë blerëse. Gati gjysma e tregtarëve të dikurshëm të tregut industrial e kanë braktisur atë, për shkak të rënies së të ardhurave.
Në Gjirokastër, prania e një tregu të ri industrial ka sistemuar disi kaosin urban, që prej vitesh kishte zaptuar trotuaret dhe bulevardin kryesor të qytetit.Tregtarët kanë rënë dakord për marrjen me qira të mjedisit kundrejt një tarife prej 6.000 lekësh në muaj.
Top Channel