Transportonin 15 shtetas të huaj drejt Malit të Zi, në pranga 4 persona

14/07/2018 08:20

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona në sajë të operacionit të koduar “Wrong Way” për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Të arrestuar janë Bashkim Alijaj , 35 vjeç, nga Tirana, Halil Hafuzi, 43 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë dhe Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA