Në aktivitetin me bazë filantropie të zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë nga çifti Rolando dhe Tereza Lekaj, fondacioni shqiptar jofitimprurës “Ti je një luledielli” mori mbështetjen për t’u prezantuar në një fushatë globale në fillim të vitit 2019.

Drejtuesja e fondacionit, Albana Osmani, u shpreh: “Çdo cent ka shkuar për bamirësi. Fëmijët janë në nevoja të mëdha. Ajo që kemi bërë deri tani është vetëm fillimi”.

Sipërmarrësi Lekaj, i cili e ka nisur karrierën e tij si model jashtë kufijve, dha bashkëshortja e tij, e njohur në rang ndërkombëtar për arritjet në biznes, do të jenë sponsorë të një prej aktiviteteve më me rëndësi, AMFAR.

CEO i AMFAR thotë se është i gëzuar për këtë bashkëpunim me “Ti je një luledielli”.

“Jam shumë i lumtur për këtë mundësi. Ashtu si AMFAR, Luledielli po përpiqet ta bëjë botën më të mirë”, tha Kevin Robert Frost.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA