Është gjetur i groposur pranë varrezave të një fshati në Nikël të Krujës një 34-vjeçar i shpallur i humbur që nga data 7 korrik.
Policia e Krujës e ka gjetur kufomën pranë varrezave të fshatit Shelqet. Viktima është shtetasi Keisi Hysa, banues në Gjormë të Kurbinit dhe i shpallur në kërkim për vrasje në Sarandë që në vitin 2015.
Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes. Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje nga kjo ngjarje.
Top Channel