I kërkoi lekë qytetarit për të mos i vënë gjobë, arrestohet polici rrugor

14/07/2018 09:22

Një punonjës i policisë rrugore ka rënë në pranga për korrupsion, pas denoncimit të vetë qytetarit në numrin e gjelbër të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë.

Emiljano Taku dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej dy mijë lekësh një qytetari në këmbim të shmagnies së masës administrative.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë. Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA