Bypass i Tepelenës, Rama: Zgjidhje për Fierin dhe Vlorë, u rimodelua skema e financimit

14/07/2018 11:46

Për Tërmet Peçin, kryebashkiakun e Tepelenës kjo është një tjetër ditë e shënuar.

“Sa herë vjen kryeministri ka një lajm të mirë për Tepelenën, një premtim të mbajtur”, tha ai.

Pas Milotit në veri, qeveria inauguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e Bypassit të Tepelenës në jug. “Falë këtij by pass do të realizohet një lidhje më e shkurtër, më e lehtë dhe më e sigurtë, jo vetëm me qendrat urbane të qarkut po dhe me 13 fshatra, përzgjedhur për të qenë pjesë e programit tonë kombëtar të Rilindjes rurale”, tha Rama.

Ndërkohë më 6 gusht hapen ofertat ekonomike për dy vepra të tjera të domosdoshme për infrastrukturën rrugore kombëtare; Bypasssi i Fierit dhe i Vlorës.

“Pasi u detyruam t’i anulojmë kontratat abuzive të lidhura dhe pasi një bashkëpunimi me BERZH rimodeluam skemën e financimit të tyre”, tha ai.

Rama sulmoi qeverinë Berisha për projektet e rrugëve të ndërtuara, dhe për borxhet e krijuara, duke premtuar për punët e tij

“Puna nuk do të ndalet deri në përfundimin me standardet ndërkombëtare. Nuk bëjmë inaugurime dhe t’i biem daulleve elektorale duke thënë se ja e filluma ne një rrugë e duke ikur nga sytëkëmbët, e duke e lënë rrugën rugëve”, vijoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA