Origjina e neutrinove kozmike, apo fantazmat e universit siç i quajnë ndryshe, është një vrimë e zezë.

Falë eksperimentit “IceCube” në Polin e Jugut, kërkuesit kanë arritur për të parën herë të identifikojnë fillesën e rrezeve kozmike, duke çelur kështu një etape krejtësisht të re të kërkimit hapësinor.

Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “blazar”, apo galaksi në qendrën e një vrime të zezë gjigante, të ndodhur në konstelacionin e Orionit.

Këto neutrino u zbuluan në Antarktidë falë “IceCube”-it, që ia përcolli më pas informacionin teleskopit “Fermi” të NASA-s dhe nëpërmjet 15 eksperimenteve të tjera u arrit të shihej “blazari”.

Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën “Science”, shërbejnë për të zgjidhur një mister shumë të vjetër: gjenezën e neutrinove, grimcat për të cilat shkëmbinjte nuk paraqesin pengesa, ndaj edhe quhen “pjesëzat fantazmë”.

Tani mësohet se një galaksi e largët, e fuqizuar prej një vrime të zezë masive, arrin t’i lëshojë këto neutrino kozmike drejt Tokës. Ky zbulim është i një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse konfirmon fuqinë verifikuese të astronomisë.

“Fakti që është një neutrino, shkëndija e një gjetjeje të tillë, dëshmon rolin e jashtëzakonshëm që mund të luajë një grimcë e tillë jo shumë e njohur për ne, në perceptimin ndaj universit”, thanë shkencëtarët pjesëmarrës në studim.

Detektori gjigant “IceCube” është një observator i stërmadh i këtyre pjesëzave, i pajisur me mijëra sensorë të vendosur nën shtresën e akullt të Antarktidës dhe me 5.000 tuba zbulimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA