Çajup Selimi, pronar i një biznesi në Tepelenë është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës mbrëmjen e djeshme.
Selimi tregon se e kanë sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta.
Çajupi dhe të afërmit e tij tregojnë se kjo është një situatë e përsëritur, pasi është hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.
Për ngjarjen është ndaluar Risiano Abedini, 27 vjeç nga Tepelena. Policia konfirmon përmes zëdhënëses Ola Prifti se, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk pranon pjesëmarrjen e personave të tjerë në sulmin ndaj Selimit.
Policia mohon gjithashtu incidente të mëparshme mes palëve. Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm. Të dyja palët janë konkurrentë, pasi tregtojnë materiale ndërtimi krah njëri-tjetrit prej vitesh në Tepelenë.
Top Channel