Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Elvis Rroshi do të vazhdojë t’i shërbejë publikut, por jo si kryetar bashkie, por me punë në interes publik.
Pikërisht ky ishte edhe vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila e shpalli fajtor për akuzën e falsifikimit të formularëve dhe e dënoi me 60 ditë punë në interes publik.
Në fakt, dënimi i parë ndaj Rroshit ishte me 7 muaj e 15 ditë burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi iu reduktua në 5 muaj. Duke patur parasysh se Rroshi kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim.
Por edhe me kërkesë të prokurorisë dënimi u pezullua duke e vendosur Rroshin në shërbim prove për të bërë 60 orë punë në interes publik. Gjatë seancës, Rroshi dhe avokati i tij nuk kundërshtuan asnjë fakt të paraqitur nga prokuroria, duke pranuar falsifikimin e formularit, por duke u justifikuar me faktin që gjithçka ishte bërë nga padijenia dhe jo qëllimisht.
Në këtë mënyrë u mbyll procesi ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, i cili nuk deklaroi në formularin e dekriminalzimit, faktin që ishte dënuar në Itali me 1 vit e 4 muaj burgim për akuzën e përdhunimit. Edhe pse në gjithë këtë histori Rroshi i shpëtoi burgimit, falsifikimi i formularit i kushtoi postin e kreut të bashkisë së Kavajës.
Top Channel