Ka nisur në orën 10:00 seanca dëgjimore në KPK për prokurorin Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.
Cama është edhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko, në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar është Xhon Leonardo.
Prokurori Cama u shfaq i shokuar nga seanca publike para trupës gjykuese dhe në momentin kur iu kërkua të prezantohej dhe të jepte kartën e identitetit, mbeti i ngrirë për disa sekonda dhe më pas reagoi.
ILDKPI thotë se prokurori nuk ka fshehje pasurie apo mos justifikim pasurish, por sipas KPK, nga hetimi i thelluar, prokurori ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë. “Ai ka kryer gjatë komunikimit elektronik deklarata kontradiktore për vlerën e një shtëpie, duke cenuar rëndë figurën e prokurorit.
Top Channel