Nuk ka prind që nuk është paraqitur qoftë dhe njëherë të vetme në urgjencën e Pediatrisë, kur me fëmijën me temperaturë të lartë i është dashur të qëndrojë përballë derës së mjekut, duke pritur radhën e gjatë.

Shërbimi i urgjencës, i cili pret pothuajse të gjithë fëmijët e Shqipërisë, jo vetëm ka ndryshuar godinë, por është rikonstruktuar çka pritet të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Jo pak herë ka pasur skena të dhunshme ndërmjet prindërve për të vizituar secili i pari i fëmijën e tij, ndërkohë që tani radha do të orientohet në mënyrë elektronike nga personeli mjekësor, edhe pse janë po ata mjekët që u duhet të përballojnë çdo ditë fluksin e madh të fëmijëve që vijnë në këtë shërbim.

Ndonëse u kërkon prindërve që të mos paraqiten në këtë shërbim, kur fëmija nuk e ka të nevojshme, shefi i shërbimti të Urgjencës u jep të drejtë, edhe pse i duhet të përballojë çdo ditë ngarkesë shumë të madhe.

“Nuk kanë faj, se ketu vizitohen dhe marrin çdo shërbim, ndërsa në qendra shëndetësore, kolegët e përcaktojnë diganozën, por nuk bëjnë dot një serum. Ajo që unë i them ekipit, është se asnjë fëmijë nuk do të privohet nga shërbimi”, deklaroi shefi i shërbimit të urgjencës së Pediatrisë, Petrit Caca.
Ministrja e Shëndetësisë e pranoi ngarkesën e mjekëve por premtoi zgjerimin e shërbimit të pediatrisë në QSUT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA