222 të vdekur dhe rreth 2 mijë të plagosur, ishte bilanci i aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë 2017-ës në Shqipëri. Kjo kategori personash dhe familjarët e të dëmtuarve janë përfitues të sigurimit pasuror mbi jetën, që mbulohet nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm të sektorit të transportit.
Nga 1 korriku, autoriteti që mbikëqyr tregun e sigurimeve ka vënë në zbatim një rregullore të re, e cila rrit përfitimet ndaj të dëmtuarve me rreth 38 përqind.
Në bazë të një formule, e cila llogarit jetëgjatësinë për fermrat dhe meshkujt, të ardhurat që ka i dëmtuari, personat në ngarkim, normën e interesit dhe inflacioni, përcaktohet shuma që duhet përfituar.
Autoriteti Mbikëqyrës i tregut të sigurimeve ka miratuar koeficientë të rinj, duke bërë të detyruar bazimin te ata, për të llogaritur dëmshpërblimet pasurore.
Top Channel