Parisi ishte i gjithi në festë pas fitores së Francës ndaj Belgjikës që sheh transalpinët të kthehen në një finale të Botërorit pas 20 vitesh.

Me mijëra persona mbushën rrugët e kryeqytetit francez, ndërkohë që vetëm në Shamps Elize u shfaqën nën Harkun e Triumfit për të festuar këtë sukses të Bluve.

Megjithatë jo gjithçka shkoi mirë për parizienët në festimet e tyre. Entuziazmi i tifozëve tejkaloi çdo kufi sa pati edhe përplasje me policinë.

Shumë persona hodhën shishe dhe sende të tjera në drejtim të forcave të rendit me këta të fundit që u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmës. Përleshjet ndodhën pikërisht në Shamps Elizee dhe zgjatën rreth 1 orë duke shënuar disa të plagosur ndërkohë që policia raportoi edhe për arrestimin e 1 personi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA