Moti mbetet me kthjellime deri pas mesditës kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore.

Ndërsa pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar priten në zonat kufitare Lindore me shtrirje nga Peshkopia në Librazhd.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1- 2 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell një rritje të lehtë në vlerat termike të zonave Perëndimore.

Vendi nesër: Vijon dominimi i kthjellimeve në gjithë territorin gjatë pjesës së parë të ditës.

Pasditja sjell vranësira të herë pas hershme në Verilindje – Juglindje duke ‘lënë në kushtet e kthjellimeve gjithë Ultësirën Perëndimore dhe zonat Jugore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa ulet ndjeshëm dallgëzimi në brigjet detare shqiptare.

Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 14 në maksimalisht mbi 33°C.

 

Top Channel